Getoar Selimi së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri muzikor. Lajmin bëri të ditur vet reperi duke publikuar një fotografi nga xhirimet e videoklipit.
“Kush e gjen me kon osht feat?”, ka shkruar Geti dhe komentet e shumta kanë vërshuar në llogarinë e tij. Të shumë ishin ata që komentuan Agon Amiga apo Xhensila Myrtezaj, siç u përfol edhe në media.
Nuk vonoi shumë dhe Getoar na zbuloi se nuk bëhet fjalë për asnjë nga dyshja më lart, por një tjetër artist të talentuar shqiptar.
Bëhet fjalë për Stine dhe këtë reperi i njohur e zbuloi përmes një postimi ku shihen bashkë. Kënga titullohet “Andiamo” dhe do të lançohet shumë shpejt.