INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e NATO, Mimi Kodheli: Ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti me Kosovën

Asambleja e NATO, Mimi Kodheli: Ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti me Kosovën

Publikuar më: 11:12 29-05-2016

Në ditën e dytë të Asamblesë së NATO-s e mbajtur në Tiranë, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ne fjalën e saj të hapjes, vuri theksin te rajonet që mund të preken lehtësisht nga krizat dhe trazirat ndërkombëtare, një prej të cilëve sipas saj është edhe ky i yni. Ajo theksoi gjithashtu edhe nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Kosovën, sepse rajoni është i brishtë përsa i përket konflikteve dhe ndihet ndikimi i Rusisë. Mimi Kodheli u shpreh se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën. Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. Ajo dënoi aktivitetin e vazhdueshëm të Rusisë të ushtruar përreth zonës në Ukrainë, kërcënimet dhe retorikën e saj kundër NATO-s. Mbi sfidat me të cilat përballemi sot, ministrja e Mbrojtjes veçon migrimin dhe terrorizmin, për të cilat tha se kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen ndaj tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395