INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e Natos blindon kryeqytetin. Ja rrugët që do të bllokohen për 5 ditë…

Asambleja e Natos blindon kryeqytetin. Ja rrugët që do të bllokohen për 5 ditë…

Publikuar më: 15:54 25-05-2016

Kryeqyteti rrezikon të përfshihet nga kaosi në trafik, pasi duke nisur nga data 27 deri në 31 maj do të zhvillohen punimet e Asamblesë së Natos dhe për arsye sigurie shumë akse rrugore do të bllokohen. Madje në zonën ku do të mbahet Asambleja nuk do të qarkullojnë as kalimtarët.

Drejtoria e Policisë së Tiranës, njofton se cilat janë rrugët:


- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"
- Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin"
- Rruga Lekë Dukagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia"
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II"
- Sheshi "Italia", Rruga përball Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"

Edhe Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionoi  gjatë ditëve të këtij Sesioni. Edhe kalimtarët se nuk do të lejohen të lëvizin për rreth zonës së Pallatit të Kongreseve.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127