Ditët e fundit është parë që disa universitete kanë vazhduar normalisht mësimin, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë ngujimin dhe bojkotin.
Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave ka dalë me një vendim në lidhje me këtë situatë përsa i përket ecurisë në degën e tyre.
Ata paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë.
Në një deklaratë për mediat, kjo Asamble mbështet protestën e studentëve dhe kërkon shfuqizim të ligjit për Arsimin e Lartë. “Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve”, saktësohet në njoftim.