INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e PS/ Prezantohet të dielën struktura e ‘qeverisë’ së re

Asambleja e PS/ Prezantohet të dielën struktura e ‘qeverisë’ së re

Publikuar më: 10:01 22-08-2017

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën më 27 gusht. Punimet e asamblesë do të fillojnë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
 
Në bazë të axhendës së punimeve, i pari të do të prezantohet raporti i hartuar nga grupi i punës për veprimtarinë parlamentare. Më pas do të diskutohet për raportin mbi dëgjesat publike, në një pjesë të të cilave ka qenë i pranishëm edhe vetë Kryeministri Rama.
 
Në renditje të tretë të ditës është raporti i Grupit të Punës për Lehtësimin e Procedurave Burokratike, që do të ndiqet nga raporti i Grupit për Reformimin e Institucioneve.
 
I fundit është raporti i grupit të punës për Organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS-së, që do të analizojë çfarë funksionoi dhe çfarë jo në fushatën e fundit zgjedhore, ku PS morri në total 74 mandate.
 
Punimet e Asamblesë së PS-së, i mbyll fjala e krye-socialistit Edi Rama, e cila është edhe pika e fundit e axhendës së punimeve të këtij të forumi.
 
Mbetet për tu parë nëse numri një i qeverisë të publikojë edhe skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656