INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e Ps-së Edi Rama mban qëndrim: Me apo pa PD-në, zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë me standardet më të larta

Asambleja e Ps-së Edi Rama mban qëndrim: Me apo pa PD-në, zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë me standardet më të larta

Publikuar më: 09:57 02-04-2017

Kryeministri Edi Rama  në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare i bëri thirrje Partisë Demokratike qe të dalë nga çadra dhe të ballafaqohet me popullin,  ndërsa konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë; zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor.

“Ndaj për çfarëdolloj paqartësie, data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Pavarësish se Barcelona do të kualifikohet, shanset e PD për të qeverisur janë njësoj sa shanset e Saliut për të fituar sezonin. PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Të dashur miq dhe të dashur shok e bëmë të hapur këtë mbledhje për të qenë se bashku.”, tha Rama.

Gjithashtu Rama ka komentuar dhe koalicionin me LSI, aleatin në qeverisje. Ai ka dhënë disa versione në lidhje me faktin se si shihet kjo aleancë, ndërsa ai tha se puna në koalicion matet me punën e bërë në këto vite qeverisje.

“As e kemi diskutuar dhe as do ta diskutojmë deri në çastin që jemi koalicionin. Ka të tjerë ndër ne që e shohin si martesë të ezauruar, disa si mëkat, Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet, herë të drejta, herë të pajustifikuara. Herë të ekzagjeruar, herë të sajuara. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushte, e ngjyrosin sipas ngjyrave të portaleve, sa për mua cilësia e këtij partneritet nuk matet as me sasinë e helmit, ku më shumë hedhin partneritet tanë në ujin helmues. Por matet me atë që duam të bëjmë shtet. Matet me faktet dhe shifrat. Jo me sa rrallë flet dhe sa herë flet dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë. Nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament, por matet me të vërtetën. Jemi 3 vjet ditë larg kohës kur arsimi i lartë ishte me diploma pa vlerë. Sulmet e LSI për reformën janë si kofini pas të vjelave të reformës.”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322