INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e PS-së, Rama paralajmëron deputetët. Zbulon përse Shqipëria nuk u rrëzua në 30 qershor

Asambleja e PS-së, Rama paralajmëron deputetët. Zbulon përse Shqipëria nuk u rrëzua në 30 qershor

Publikuar më: 16:25 23-07-2019

Ashtu sikurse ishte paralajmeruar, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste nisi me kryeministrin Rama dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Që në sekondat e para të fjalës së tij, Rama tha se zgjedhjet u zhvilluan në kulmin e përplasjeve.

Sipas tij në 30 qershor fitoi shteti, qytetaria, shpresa dhe humbi antishteti, rrëmuja dhe balta. Data e zgjedhjeve vendore, sipas Ramës iku paqësisht, por e cilësoi plagë të hapur dhe të hapur po sfidën e socialistëve.

“Eshtë më vend që ta përsëris se Shqipëria u shfaq në të gjithë breshtësinë e saj, u kërcënua, u godit, nuk u rrëzua sepse erdhi falë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, në mbrojtjes të parimeve themelore të Demokracisë” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama kishte një paralajmërim të fortë për deputetët e PS-së dhe kryebashkiakët që janë zgjedhur nga kjo forcë politike.

Ai tha se do të përjashtohen nga familja socialiste nëse nuk do i përgjigjen ritmit të kërkuar për zgjedhjet e 2021.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664