INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e re e PS-së, ardhjet dhe ikjet

Asambleja e re e PS-së, ardhjet dhe ikjet

Publikuar më: 15:43 23-04-2016
Asambleja e re e PS-së i është nënshtruar zgjedhjeve për strukturat drejtuese përmes një proçesi që u shoqërua nga përjashtime dhe vetëpërjashtime.
Ben Blushi lajmëron nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ku u përjashtua nga kandimi në Kryesi dhe Sekretariat, krijimin e një partie të re, duke e lënë këtë më shumë si dëshirë të shqiptarëve sesa të atij vetë. Ndërsa Arta Dade dhe Namik Dokle zgjodhën vetëpërjashtimin nga lista e Kryetarit të partisë për anëtarë Kryesie. Dade e justifikoi me parimet, kurse Dokle me moshën, e megjithatë për të dy partia adresoi mirënjohje. Asnjë dyshim për postin e Sekretarit të Përgjithshëm që do ta mbajë Gramoz Ruçi, ndërsa Koço Kokëdhimës i besohet Sekretariati i Emigracionit.
 
Ka përfunduar numërimi për anëtaret gra në Kryesinë e PS, ku janë përzgjedhur dhe 7 kandidaturat fituese nga 13 që ishin në garë.
Më e votuara rezulton Ministrja Gjermeni, që ndiqet nga Ministrja Kodheli. Pastaj vinë Vasilika Hysi, Lindita Nikolla, Evis Kushi, Olta Xhaçka dhe Valentina Leskaj.
 
7 gratë fituese në Kryesi, më e votuara Gjermeni
Eglantina Gjermeni 226 vota
Mimi Kodheli 219 vota
Vasilika Hysi 197 vota
Lindita Nikolla 177 vota
Evis Kushi 167 vota
Olta Xhaçka 166 vota
Valentina Leskaj 163 vota
Anila Shehu
Ermonela Felaj
Ogerta Manastirliu
Iken Dade e Dokle
 
Kush mbeti jashtë
 
Kryetari i PS-së, i cili ka autoritetin për të propozuar kandidatët për 20 anëtarët e Kryesisë, ka lënë jashtë një numër jo të pakët të Kryesisë aktuale, si Arben Isaraj, Bashkim Fino, Gentian Bejko, Ilir Beqaj, Luljeta Arapi, Ndre Legisi, Shkëlqim Cani.
Jashtë Kryesisë por edhe çdo propozimi për një detyrë tjetër mbetën Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, të cilëve iu refuzua edhe kërkesa për të hapur kutitë e votimit të referendumit të 9 prillit.
Deputeti Blushi bojkotoi të gjithë proçesin, ndërsa shpërtheu në një valë akuzash ndaj lidershipit socialist, që sipas tij ka bërë pjesë të Asamblesë Kombëtare kriminelë dhe kanabistë.
 
Largohen nga Kryesia
 
Arben Isaraj
Bashkim Fino
Gentian Bejko
Ilir Beqaj
Luljeta Arapi
Ndre Legisi
Shkëlqim Cani
Gramoz Ruçi
 
Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217