Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e shkollave dhe drejtoritë arsimore në qarqe që në fundjavë të kontrollojnë sistemet e ngrohjes së ambienteve mësimore, duk marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shupenzë të Dibrës.
Këtë të premte në shkollën Rifat Manjani në Shupenzë 60 nxënës u asfiksuan si pasojë e kaldajës e cila po testohej.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orës së dytë të mësimit, kur nga kaldaja doli tym, e për pasojë 60 nxënës mbetën të asfiksuar.
Një nxënës dhe një mësuese e shkolles u transportuan për në Tiranë për një mjekim të specializuar.