INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asfiksohen dy të moshuarit, pezullohet drejtoresha e azilit dhe dy kujdestare

Asfiksohen dy të moshuarit, pezullohet drejtoresha e azilit dhe dy kujdestare

Publikuar më: 12:23 24-04-2017

Dy të moshuar në azilin e pleqve në Poliçan kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që kishte rënë.

Dy të moshuar janë gjetur të vdekur mëngjesin e sotëm në azilin e pleqve Poliçan. Bëhet fjalë për T.S 84-vjeç, banues në fshatin Lybesh dhe M.K 81-vjeç, banues në fshatin Veleshje.

Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e shtetasve të mësipërm ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije.

Si pasojë e këtij zjarri janë pezulluar 3 punonjës të qendrës,  drejtoresha e institucionit, Aurora Doko si dhe dy kujdestare, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389