INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Asgjë e re nga fronti Vetting. Avokati i popullit nuk ka nisur ende punën [Video]

Publikuar më: 18:37 10-03-2017

5 ditë pas vendimit te kuvendit, Avokati i Popullit nuk ka filluar ende procesin e rivleresimit të kandiatëve për institucionet e drejtësisë. Burime pranë Igli Totozanit, bëjnë të ditur për IN Tv, se ende nuk ëhstë bërë asnjë hap në këtë drejtim, pa dhene arsye pse po ndodh kjo. E në kushtet e ngërcit politik në vend, krijimi për herë të parë I institucioneve të reja të drejtësisë duket se është rikthyer në pikën zero. Institucionet e Vetingut janë larg ngritjet se tyre, e po njëlloj ndodhi edhe me KLGJ e KLP, ku sekretarja e përgjithshme e Kuvendit me anë të një shkresë kërkoi rihapjen e garës për shkak të mungesës së kandidatëve të nevojshëm. Por ndërsa gjithcka është në ngërc, nga Berlini Edi Rama jep këtë premtim. “Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Ndryshe mendon kreu i opozitës Lulzim Basha, I cili nga cadra e lirisë dha këtë qëndrim mbi reformën në drejtësi. “Në kushtet e sabotimit ët reformës në drejtësi sipas kushtetutës së 22 korrikut, ka vetëm një zgjidhje ju e thatë dhe ju e vendoset, qeveri teknike, largimin e Edi Ramës
Ndërsa LSI, në deklaraten e saj të fundit përmes kreut të grupit Luan Rama dha këtë qëndrim. “ Reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh por përgjegjësi institucionesh”-deklaron ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0017178058624268