Ndërkohë që të gjithë janë të fokusuar në ndarjen e bujshme me Tunën, Ylber Abdullahu i njohur si Cozman, synon ta zhvendosë vëmendjen mbi aspektin profesional.
Rreperi nga Kosova sonte në orën 19.00 sjell projektin e ri “Si dje”. Ky është titulli i klipit që do të shënojë edhe rikthimin e tij në skenë, pas një pauze të konsiderueshme. Përveç problemeve me jetën personale, djali nga Londra ka patur edhe probleme me drejtësinë, por një gjë mund ta themi me siguri, që Cozman nuk ka aspak një jetë të mërzitshme edhe tani pas ndarjes nga Tuna.