Pas një aksioni masiv të policisë dhe grupeve të FNSH-së, janë zbuluar rreth 10 mijë rrënjë kanabis në Malësinë e Dukagjinit, ditën e sotme.
Operacioni është përqëndruar në njësinë administrative Pult, aty ku janë gjetur plot 46 parcela të mbjella me kanabis sativa. Forcat e policisë kanë bërë të mundur asgjësimin e 10 ,000 rrënjëve kanabis të cilat ishin gati për tu korrur.
Në prangat e policisë ka rënë kryetari i njësisë administrative Pult, ku u gjetën 46 parcelat me kanabis. Gjatë kontrollit në banesën e tij policia sekuestroi një armë zjarri dhe sasi lëndësh narkotike.
Forcat e FNSH-së u mbështetën edhe nga snajperat e RENEA ndërsa aksioni pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.