Policia e Shtetit vazhdon aksionin në identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, dhe ditën e sotme, Policia e Lezhës ka asgjesuar me anë të djegies 1680 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva si dhe ka sekuestruar një pushkë model 56 në Kurbin dhe Mirditë. Në fshatin Kthellë e Epër, në vendin e quajtur "Mullinjt e Lugjes" janë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 1220 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva. Në Kurbin, në Malin e Zhejes, në vendin e quajtur "Prroi i Shehut" janë asgjësuar me anë të djegies 460 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Forcat blu bëjnë me dije se vijojnë hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorit.