Policia e Tiranës ka asgjesuar 1506 rrënjë kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në 5 parcela. Droga ishte e mbjellë në zonën e Qafëmollës dhe u asgjesua me anë të djegies. Policia po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Edhe në Tropojë janë asgjesuar 180 rrënjë kanabsi. Droga u gjet në fshatin Dragobi, në vendin e quajtur “Lugu i thive-Rashet”. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.