INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjesohen 34 mijë rrënjë cannabis sattiva, 3 persona në pranga

Asgjesohen 34 mijë rrënjë cannabis sattiva, 3 persona në pranga

Publikuar më: 09:32 30-06-2016

Shqipëria duket se është “mbuluar” me cannabis sattiva. Shifrat e asgjesimit të bimës narkotike janë ato që na çojnë drejt këtij arsyetimi. Vetëm 24 orët e fundit janë agjesuar më shumë se 34 mijë rrënjë cannabis sattiva, ndërsa në pranga janë vendosur 3 persona. Mësohet se 2 prej tyre kanë qënë kultivues të lëndës narkotike, ndërsa i treti është një kryeplak fshati, i cili është vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Asgjesimi i bimëve narkotikë është bërë me djegie, ndërsa aksionet e uniformave blu jan zhvilluar në Shkodër, Cërrik, Skrapar si dhe Tropojë.
Policia e Shkodrës njofton se ka asgjesuar 28.218 bimë të dyshuara si cannabis sattiva në njësinë administrative të Pultit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në Skrapar janë asgjesuar  5373 rrënjë bimë kanabis në vëndin e quajtur ‘’Gurrëza’’ në fshatin Qafë. Bimët u gjetën të kultivuara në një tokë pa pronar dhe varionin deri në 35 cm të larta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në  Cërrik u asgjesuan  me anë të djegies 430 bimë kanabis. Bimët narkotike u gjetën  në fshatin Selitë, në vendin e quajtur “Përroi i Vidhanit. Policia arrestoi  Halim Vidhanin, 47 vjeç, i dyshuar si kultivues i drogës.
Në Tropojë u asgjesuan rreth 220 bimë kanabis të kultivuara 2 parcela. Policia arrestoi Tahir Zhivanaj, 57 vjeç, të dyshuar si kultivues i bimëve narkotike, pasi parcela ishte në pronësi të tij. Blutë vunë në pranga gjithashtu kryeplakun e fshatit Curraj, Pashk Lekaj, 56 vjeç me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113