INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjësohen 542 rrënjë kanabis, në pranga kryeplaku për moskallëzim krimi

Asgjësohen 542 rrënjë kanabis, në pranga kryeplaku për moskallëzim krimi

Publikuar më: 09:09 19-08-2017

Policia e Skraparit ka mundur të asgjësoj ditën e sotme rreth 542 rrënjë bimë narkotike.
Në pranga ka rëndë dhe kryeplaku i fshtatit Sefer A. 64 vjeç për moskallëzim krimi.
Sipas policisë, në "Pyllin e Gjonbashit", mbi fshatin Gurazezë, në toka të hapura rishtas në pyll, u gjetën të kultivuara 542 rrënjë bimë kanabis.

Bimët ishin të kultivuara nga 1 deri në 3 bimë në një gropë dhe varionin nga 15 deri në 45 centimetra të larta.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa u ndalua Sefer A. 64 vjeç, banues në fshatin Gurazezë, me detyrë kryeplak i fshatit për moskallëzim krimi. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ''Kultivimi i bimëve narkotike'', parashikuar nga neni 284 dhe për veprën penale "Moskallëzim i krimit" në ngarkim të shtetasit Sefer Ahmetaj parashikua nga neni 300 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947