Mbi 13 mijë rrënjë cannabis sattiva janë asgjesuar nga uniformat blu në Memaliaj. Gjatë aksionit të policisë janë goditur 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe u asgjesuar gjithsej 13500 bimë narkotikë me anë të djegies. Policia nuk ka mundur të arrestojë kultivuesit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Në vendin e quajtur "Përroi i Vastrave" u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela 3 100 bimë kanabis. Në vendin e quajtur "Sheshi i Vreshtit", Kalivaç, u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë kanabis. Gjithashtu, në Kalivaç, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë kanabis.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.