INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjesohen qindra rrënjë kanabis

Asgjesohen qindra rrënjë kanabis

Publikuar më: 10:18 29-07-2016

Në një fshat të Beratit policia ka gjetur 994 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa dhe më pas i ka asgjesuar. Ndërsa ka sekuestruar dhe 95 kg marjuanë dhe ka shpallur në kërkim autorin 19-vjeçar, A. Gj.
Policia sqaron se shpallja në kërkim ndaj këtij shtetasi u bë pasi dyshohet të jetë autori i kultivimit të 994 bimë narkotike, të cilat janë gjetur në pyllin e fshatit Osmënzezë të Beratit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një çadër të iprovizuar me plasmas, policia gjeti e 95 kg lëndë narkotike marijuanë dhe një armë trofe (Belçik), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561