Vazhdon aksioni i policisë kundrejt kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Në kuadër të operacionit "Lendina e punuar " të organizuar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mirditë , është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Armand Beleshi, 32 vjeç, Emiljano Kola,26 vjeç dhe Eugen Simoni, 25 vjeç të cilët në bashkëpunim mes tyre kanë kultivuar një sasi prej 4000 bimë kanabis sativa, që u asgjësua me anë të djegies. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 armë automatike e 1 armë gjahu.
Edhe në Gjirokastër, janë asgjësuar një sasi prej 3100 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa nga policia e Gjirokastrës. Droga u gjet në në vendin e quajtur “Gropat e Odries” , në afërsi të fshatit Odrie. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.