Aksionet antikanabis janë shtrirë në mbarë vendi, ku dhe po asgjesohen nëpërmjet djegies mijëra bimë narkotike. Në aksionin e fundit të Policisë së Shtetit në Krujë janë asgjesuar 1700 rrënjë bimë narkotike. Uniformat blu kanë bërë të mundur asgjesimin e bimëve narkotike ndërsa nuk rënë në “gjurmët” e autorëve të krimit.
Njoftimi i Policisë:
“Agjesohen 1 700 bimëve narkotike kanabis sativa në Krujë.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në zonat të njohura si “Perroi Qyrysh”, “Llugari Cudhi” dhe “Përroi i Bizës” në Ishëm.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durrës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.