INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ashensorë në pallatet e vjetra. Ekspertët, mund të vendosen nëse plotësohen kushtet teknike [VIDEO]

Ashensorë në pallatet e vjetra. Ekspertët, mund të vendosen nëse plotësohen kushtet teknike [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 29-03-2019

Banorët e kryeqytetit gjithnjë e më shumë po kujdesen të kenë kushte sa më komode në ambientet e banimit. Së fundmi në disa pallate të vjetër kanë nisur të vendosen ashensorë. Po duke qenë se herë pas here ka patur aksidente deri me vdekje për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së tyre, IN News bisedoi me kreun e Shoqatës së Ndërtuesve, Maks Muçi. Ai sqaroi se nuk ka problem të vendosen ashensorë në pallatet e vjetra për sa kohë plotësojnë kushtet teknike. "Mund të jetë pallati i vjetër dhe mund t’i adoptohet një ashensor pa asnjë problem. Por kjo duhet bërë nga specialistë të licensuar, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për punën e bërë”, tha ai.

Po kur është një ashensor i sigurt? Maks Muçi flet për teknikalitetet. “Sot nuk lejohet ashensori i cili nuk ka sistemin e bllokimit në rast avarie, ikën korenti, këputet kabulli etj”, thotë ai.

Pak kohë më parë shërbimi i zjarrfikësve ka bërë me dije se në vitin 2018 ata kanë shpëtuar rreth 300 qytetarë të cilët janë bllokuar nëpër ashensorë.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484