Duket se këngëtaret me origjinë shqiptare pas sukseseve me projektet e tyre muzikore në skenën ndërkombëtare do t'i shohim dhe në botën e filmit.
Fillimisht pamë Dua Lipën, e cila solli kolonën zanore të filmit të animuar "Alita" dhe tani edhe Bebe Rexhën do t'a shohim me një film.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së shpejti do të jetë pjesë e filmit të animuar ‘Ugly Dolls’.
Këngëtarja shqiptare do marrë pjesë si zëri i një kukulle bashkë me emra të tjerë të njohur si: Nick Jonas, Pitbull, Kelly Clarkson, Emma Roberts etj.
Lajmërimin e ka dhënë vetë këngëtarja me origjinë shqiptare në Instagramin e saj ku ka shkruar
“Bukuria është në brendësi. Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë jam shumë e emocionuar për të gjithë ju që ta shihni”.