Getoar Selimi një prej reperëve më të pëlqyer dhe të ndjekur, feston sot ditëlindjen.
Dhe sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, urimin e parë Geti e mori nga bashkëshortja, Marina e cila postoi një foto nga pushimet dhe shkruante se ai është bota për të.
“Urime ditëlindjen dashurisë së jetës sime. Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja… Ti je gjithë bota për mua”, shkruante Marina.
Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga Luana e cila ka një raport shumë të mirë me kunatin. Madje Luana është e para që e ka bërë Getin të qeshë për një foto.
Këtë foto Luana e ka ripostuar sot duke shkruar: "Gëzuar Ditëlindjen bishë. Qesh robi najher".