Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se protesta e ditës së sotme do të jetë një nga më paqësoret dhe qytetaret në historinë e Shqipërisë.
Me numrin e njerëzve që e parashikoi në masivitet, kryedemokrati në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mbrëmshëm “Opinion” iu drejtua moderatorit Blendi Fevizu se për ta vërtetuar më shumë civilizimin e kësaj proteste ai premtoi se do të vinte së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të vogla.
Më poshtë ndodhet video tek vajzat dhe bashkëshortja Aurela Basha arrijnë drejt selisë së Partisë Demokratike duke u përshëndetur me simpatizantë të PD-së dhe më pas së bashku me kreun e PD-së janë ngjitur drejt zyrës dhe në pak minuta pritet t’i bashkohen protestës opozitare.