INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asistentja rrezikon burgun dhe Presidencën e Hillary Clinton!

Asistentja rrezikon burgun dhe Presidencën e Hillary Clinton!

Publikuar më: 16:59 31-10-2016

A do t’i kushtojë Presidencën kandidates Hillary Cliton krahu i saj i djathtë?

Avokatët e Huma Abedin do të takohen me Departamentin e Drejtësisë dhe FBI për të diskutuar e-mailet që u gjetën në laptopin e bashkëshortit të saj Anthony Ëeiner. E-mailet që u gjetën ishin mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe Hillary Clinton, por nuk iu deklaruan kurrë FBI-së. Ajo deklaroi në seancën gjyqësore mbi e-mailet e fshira nga Clinton se i kishte dorëzuar FBI-së të gjithë materialet dhe pajisjet me të cilat kishte komunikuar me kandidaten për presidente të SHBA. Zbulimi i këtyre materialeve të reja rihapi çështjen e Clinton për rishqyrtim duke i humbur kandidates plot 12 pikë në sondazhe përballë Donald Trump në vetëm një javë, pak ditë përpara zgjedhjeve. Tashmë sondazhet thonë se Hillary kryeson me vetëm 1% ndaj Trump, saktësisht 46% me 45 % ndërkohë që asistentja nuk është parë më në krahun e saj. E-mailet u zbuluan rastësisht ndërkohë që FBI po hetonte bashkëshortin e Huma Abedin për mesazhe seksi me një 15 vjeçare. Ai rrezikon akuzat e pedofilisë ndërsa bashkëshortja e tij Abedin 5 vite burg për shkak se gënjeu gjykatën nën betim.

hillaryabbe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209