Moderatoria e njohur Roza Lati njihet për stilin e saj të veçantë dhe mjaft trendi ndryshe nga personazhet e tjerë të medias rozë.
Së fundmi Roza ka vendosur t’u bashkohet vajzave të njohura që kanë guxuar të bëjnë ndryshim drastik në ‘look’. Në fundin e vitit që lamë pas u kuptua se ngjyra rozë do të ishte trend për flokët në 2019 dhe Roza nuk ka ngurruar ta provojë.
Fillimisht ajo ka paralajmëruar të gjithë fansat e saj se për këtë vit do të bënte një ndryshim drastik në ‘look’. Që nga fillimet e saj në karrierë jemi mësuar ta shohim njëherë si brune e më pas si bionde, por askush nuk e kishte imagjinuar në këtë formë. Megjithatë duhet thënë se guximi ja ka vlejtur, pasi kujt më mirë do ti rrinte ngjyra rozë se sa Rozës!?