U cilësua si “vajza që u çmend pas Noizyt”, por askush nuk e kuptoi cila ishte ajo.
Reperi ka zhvilluar së fundmi një koncert në Prishtinë ku si gjithnjë clubi ka qenë i mbushur plot. Ajo që mediave dhe portaleve iu bëri përshtypje ishte vajza bionde në rreshtin e parë e cila po i shijonte në maksimum performancat e reperit duke i kërcyer. Por ‘’vajza që u çmend pas Noizyt” ishte as më shumë dhe as më pak, por Baby G. Këngëtarja së fundmi është larguar nga labeli “On Records” nga i cili edhe menaxhohej ndërkohë që ka ruajtur edhe një marrëdhënie shoqërore me Noizyn. Por tashmë në koncertet e tij mund të shohësh edhe bionden simpatike e cila si duket dëshiron të jetë pjesë e grupit OTR. /intv.al/