Një merkato speciale? Pasi ka marrë Kevin Prince Boateng, Sassuolo po punon për një goditje tjetër. Sipas asaj që raporton tuttomercatoweb, klubi italian po mendon për ish-futbollistin e Milan, Mario Balotelli. E vështirë, por jo e pamundur… Sassuolo mund të jetë ambienti ideal për Balotelli-n. Një ekip që nuk ka pretendime të mëdha, përveç asaj të mbijetesës. Balotelli në këtë mënyrë do të përbënte një sulm fantastik së bashku me Boateng dhe Berardi. Në Emilia, ai do të kishte vendin e sigurt në formacion.
Në fund të fundit, alternativat nuk janë të shumta: Juventusi nuk duket i interesuar. Milan dhe Inter po kërkojnë objektiva të tjerë. Lazio ka Immobile-n dhe nuk mund ti garantojë vendin e titullarit. E njëjta gjë edhe te Roma. Fiorentina dhe Torino kanë Chiesa-n dhe Belotti-n. E vetmja alternativë do të ishte Napoli, por nëse operacioni do të ishte i mundur, ndoshta do të kishte ndodhur tashmë. Prandaj, në këtë mënryrë, Sassuolo mund të jetë destinacioni ideal.