Nëse keni bërë parashikime se si mund të luante Panuçi sonte, jemi të sigurtë se këtëformacion që ka vendosur të zbresë në fushë, nuk e keni parashikuar asnjëherë.
Tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun. Mirëpo ka vendosur të luajë pa mesfushorë qendre të mirëfilltë, pervec Kukelit.
Ndërkohë, në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.
Maqedoni-Shqipëri: 20:45
Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.
Trajner: Igor Angelovski
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)