INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush nuk falet. Kush vjedh energjinë do ndëshkohet[VIDEO]

Askush nuk falet. Kush vjedh energjinë do ndëshkohet[VIDEO]

Publikuar më: 14:18 03-10-2018

Gjatë dy javëve të fundit 100 persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energjinë elektrike. Këto të dhëna i përkasin vetëm 3 qarqeve, Tiranës, Durrës e Shkodrës. Në një intervistë për IN News, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun pranë OSHEE, Ardi Kola thotë se në këto raste është konstatuar se individët janë kapur me lidhje të paligjshme, apo rilidhje të energjisë pas shkëputjes së saj. Ndërkohë, vjedhjen e energjisë elektrike nuk e kryejnë vetëm konsumatorët familjarë, por edhe bizneset private. 

Ndërkohë, OSHEE ka vendosur që të pajisë të gjithë qytetarët me matës të ri elektronik. Sipas specialistëve, qytetarët nuk do të kenë mundësi që të ndërhyjnë në këto matësa, duke minimizuar vjedhjen e energjisë elektrike.
Sipas OSSHE askush nuk procedohet në polici nëse është debitor ndaj faturave të energjisë. Por, në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal, ndëshkohen ata që vjedhin energjinë elektrike, dëmtojnë matësin si dhe kryejnë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitim të paligjshëm që dënohen nga 3 – 5 vjet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672