INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Askush s’do të qëndrojë në Shqipëri! Pjesa më e madhe duan të punojnë jashtë...[VIDEO]

Publikuar më: 08:31 27-08-2018

Shqiptarët gjithnjë e më shumë e kanë mendjen të braktisin vendin. Mjafton të shohim të dhënat e një studimi të fundit, që ka zgjatur 4 vjet dhe ka përfunduar këtë vit dhe kuptojnë se shqiptarët janë të parë në Ballkan që kanë dëshirë të punojnë jashtë vendit e janë afro 80%.
Po të shohim hartë që ka publikuar Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Network vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirë për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë. Në studim morën pjesë një kampion prej 366 mijë njerëz nga 197 shtete.
Ekspertët që kanë analizuar të dhënat kanë thënë se ka një rënie e dëshirës për të punuar jashtë vendit, po këtu përjashtohen shtete si Shqipëria që ka shifra të ende të larta. Kjo vërtetohet fare thjeshtë mjafton të kujtojmë se afro 500 mjekë kryesisht të rinj dhe mbi 600 infermierë kanë shkuar për të punuar në Gjermani. Ndërsa qindra të tjerë janë duke studiuar gjuhën gjermane dhe kanë nisur aplikimet në spitalet gjermane. Nëse shtojmë këtu dhe shumë të rinj që po kryejnë kurse të vazhdueshme profesionale me synimin që të lënë vendin apo mbi 100 mijë të tjerë që aplikojnë çdo vit për lotarinë Amerikane është e qartë se shumica e shqiptarëve nuk duan të punojnë më në vend. Në shumicën e rasteve se nuk gjejnë punë, por duan të ikin dhe për kushtete apo rrogat e larta që ofrojnë shtete e tjera.

punaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396