Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka lidhur kurorë me partneren e saj prej një kohe të gjatë Erika Choperena në një ceremoni sekrete në Toleto të Spanjës.
Gjithçka po shkon mirë për Griezmann i cili pasi zgjati kontratën me Atletico Madrid deri në vitin 2022, kurorëzoi dashurinë me Erika-n, të cilën e ka njohur në San Sebastian, në kohën kur ai luante për Real Sociedad.
Çifti, prindërit e një vajze të quajtur Mia, u martuan mbrëmjen e së Enjtes në Pallatin Galiana, ku ishin të pranishëm disa nga shokët e tij të skuadrës si Juanfran, Koke dhe Gameiro.
Më pas Griezmann nuk ka mundur dot të mos e ndajë me fansat këtë lajm, pasi ka postuar një foto me bashkëshorten e saj nga ceremonia e martesës.
Të trashëgoheni Grizi!