INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Askush se mendonte, por ja që ndodhi…’’! Këngëtarja e njohur rrëfen se si ja rrëmbeu zemrën bashkëshorti. [FOTO]

“Askush se mendonte, por ja që ndodhi…’’! Këngëtarja e njohur rrëfen se si ja rrëmbeu zemrën bashkëshorti. [FOTO]

Publikuar më: 11:26 20-11-2018

Këngëtarja e njohur për vokalin e fuqishëm dhe për stilin e veçantë që ajo ka, Orgesa Zaimi, ka hapur ‘rubrikën’ e pyetjeve mbrëmjen e kaluar në profilin e saj në ‘Instagram’.

 

gfhfg.PNG

Pyetje dhe komente të shumta vijnë për Orgesën, por ato që fituan më shumë vëmendje ishte dhe ajo për njohjen me bashkëshortin. Siç tregoi vetë këngëtarja, ata njiheshin prej kohësh, por ishin thjesht miq.

cvhzdfh.PNG

 

“Jemi njohur kur unë isha 17 vjeç. Ishte mik me motrën time dhe me kunatin. Kemi qenë për një kohë të gjatë miq, ziheshim si macja me miun, por kemi qenë njëmend me shije muzikore, mbase këtu nisi një shkëndijë. Pas shumë vitesh në 2007 erdhi pranvera dhe bashkë me të aroma e luleve, zogjtë cicëronin në pemë dhe diçka bëri bam. Askush se mendonte, por ja që ndodhi”,-ka rrëfyer Orgesa.

azdfhbg.PNG

 

Kujtojmë që prej tetë vitesh, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Mentor Beqa janë lumturisht të martuar dhe prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm Bora dhe Kron./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877