INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush se priste! FIFI i jep fund beqarisë, por ka diçka që nuk shkon, mos po luan me ne?! [FOTO]

Askush se priste! FIFI i jep fund beqarisë, por ka diçka që nuk shkon, mos po luan me ne?! [FOTO]

Publikuar më: 11:16 21-02-2019

Prej disa kohësh, Flori Mumajesi po diskutohet për një lidhje me këngëtaren e njohur Fifin. Mirëpo fjalët u hodhën poshtë nga vetë protagonistët duke u shprehur se janë shumë miq të mirë. Mirëpo para disa javësh, një veprim i çuditshëm i habiti fansat, pasi Fifi dhe Flori hoqën njëri-tjetrin nga Istagrami, por siç duket marrëdhënia e tyre nuk është krisur aspak, madje ata gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Ama Fifi sapo i ka bërë të gjithë lëmsh pasi ka dhënë një lajm shumë të mirë në instastory dhe bëhet fjalë për kurorëzimin e dashurisë së saj me fejesë brënda muajit Mars. Gjithmonë Fifi ka qënë e hapur me ndjekësit e saj dhe nuk kishte sesi ta mbante të fshehur këtë lajm kaq të bukur.

Mbremjen e kaluar Fifi në Insta Story ka deklaruar se, ose me datë 3, ose me datë 8 do të fejohet. Me shumë gjasë i referohet muajit të ardhshëm, pra Marsit.

Dhe duket se nuk është aspak një shaka, pasi emoji me të cilin ka shoqëruar përshkrimin është me sy me zemra. Ky i fundit tregon se ajo vërtet do fejohet dhe mezi po pret!

Por, prisni pak, kur thotë me 3 ose me 8, mos vallë e ka fjalën për gishtat e mesit. Ndoshta Fifi po luan me të gjithë ne.

DET.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389