Meksika nuk ka arritur të bëjë surprizën e radhës në Botërorin e Rusisë, duke u eliminuar nga Brazili. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën brazilianët treguan se janë ata 5 herë kampionët e botës. Kombëtarja e Brazilit ka hyrë në histori të Kupës së Botës për numrin e golave të shënuara. Pesë herë fituesit e kësaj gare, janë bërë kombëtarja me më së shumti gola të shënuara në histori të Kupës së Botës.
Goli i shënuar nga Neymar dhe Firmino në sfidën ndaj Meksikës, ishte i 228 në histori të Brazilit në Kupën e Botës. Brazil ka lënë pas Gjermaninë, që mbante këtë rekord me 226 gola të shënuara.