Askush nuk krahasohet me Rihanna-n...me perjashtim të The Beatles.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, artistja 28-vjecare ia ka dalë të barazojë grupin legjendar të muzikës rock sa i përket numrit të javëve në krye të klasifikimit të Billboard Hot 100. Këtë gjë Riri e ka arritur falë suksesit të këngës "Work" i cili këtë të martë ka shënuar javën e 8-të në krye të chartit amerikan.
Momentalisht mbretëresha e klasifikimeve vazhdon të jetë Mariah Carey me 79 javë në vend të parë, ndërkohë që The Beatles dhe Rihanna ndajnë vendin e dytë me 59 javë secili. Përpos vetë revistës online Billboard, lajmin e ka bërë të ditur për fansat edhe vetë Rihanna nëpërmjet Instagramit të saj, ku ka falenderuar Zotin që vazhdon ta surprizojë dhe sigurisht ushtrinë e fansave të saj që nuk reshtin së befasuari!