INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Asnjë grua. Partitë shqiptare në Maqedoni, zgjedhin vetëm burra në kabinet [VIDEO]

Publikuar më: 13:44 20-06-2017

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë zgjedhur asnjë grua për të mbajtur post ministror, në Qeverinë e re. Partitë shqiptare në koalicionin qeverisës, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH), kanë emëruar në poste ministrore vetëm burra. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me partitë maqedonase, të cilat ua kanë besuar grave drejtimin e tri ministrive, ku bëjnë pjesë dhe dikasteri i Mbrojtjes. Në Kuvendin e Maqedonisë, partitë politike shqiptare janë të përfaqësuara me 20 deputetë, dhe vetëm tre prej tyre janë gra. Kjo situatë e përfaqësimit të gruas në politikë tregon se  partitë politike shqiptare në Maqedoni janë larg plotësimit të legjislacionit. Ligji sanksionon se, gratë në institucionin legjislativ duhet të jenë të përfaqësuara me 30 për qind. Partitë maqedonase e kanë respektuar plotësisht këtë direktivë ligjore. Në deklarimet e tyre për Radion Evropa e Lirë, partitë politike shqiptare thonë se ulja e numrit të përfaqësimit të grave në Kuvend ka të bëj me uljen e përgjithshme të numrit të deputetëve shqiptarë në këtë përbërje parlamentare. Por, organizatat të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se pa respektimin e ligjit për barazi gjinore në të gjitha nivele, nuk mund të flitet për demokratizim të shoqërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0023469924926758