Pak pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, i bëri thirrje opozitës të futet në zgjedhje dhe të heqë dorë nga dhuna, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan kryetari i PD.
Përmes një videoje, Basha shkruan se “Fëmijët e shqiptarëve janë pa bukë dhe po u prishen shtëpitë. Thika e pushtetit ka prekur palcën, ndaj nuk ka kthim pas.”
Opozita kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.