INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asnjë deklaratë nga çifti Mozzik dhe Loredana, por Getinjo nuk përmbahet aspak! Ka një mesazh për të gjithë[FOTO]

Asnjë deklaratë nga çifti Mozzik dhe Loredana, por Getinjo nuk përmbahet aspak! Ka një mesazh për të gjithë[FOTO]

Publikuar më: 19:31 09-05-2019

Situata e komplikuar për reperen Loredana Zefi ka përpirë si stuhi çdo media dhe të gjithë po flasin për këtë.

Pak më parë disa foto ekskluzive dolën nga portali “20 Minuten” ku çifti shihej në aeroportin e Baselit dhe drejtimi i tyre ishte drejt Kosovës. (lexo këtu)

Edhe pse kemi dëgjuar palën akuzuese nga çifti zviceran për mashtrim dhe zhvatje parash, avokati i Loredanës është shprehur se ndaj klientes së tij nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga prokurori.

Por, ajo që çudit më shumë është heshtja e Mozzik dhe bashkëshortes së tij.

E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Getinjon, vëllain e reperit. Duket se ai ka një mesazh për të gjithë ata që kanë përgatitur këtë planprogram goditjesh sipas tij:

“Njeri është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po, po, krejt i përballon njeri. Bravo për kët planprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurrë s’keni me arrit me na nal, kurrë s’keni me arrit me na pa të shkatërruar, kurrë. Ju don xhaxhi Get shumë! Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa.”

Ndërkohë çifti ka bllokaur edhe komentet në Instagram për të gjithë ndjekësit e tyre. 

gety.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939