INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asnjë rezultat, euro thellon dominimin në kredi e depozita

Asnjë rezultat, euro thellon dominimin në kredi e depozita

Publikuar më: 11:29 20-08-2018

Panvarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane nuk u ndal, madje duke përfituar nga ky zhvlerësim janë rritur kreditë dhe depozitat në euro. Banka e Shqipërisë nisi këtë vit aplikimin e një pakete masash që synonin të dekurajonin përdorimin e euros fillimisht për depozita dhe kredi në banka, por treguesit e monitoruar deri në fund të qershorit 2018, tregojnë se nuk ka asnjë përmirësim në sjelljen e konsumatorëve shqiptarë. Në një analizë të posaçme BSH evidentoi se, bazuar në ecurinë e gjashtëmujorit të parë 2018, vërehet një rritje e lehtë peshës së depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave, nga niveli 52.3% në 53.2%. Banka raporton se, niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar vijon të jetë dukshëm më i lartë se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria. Në fund të qershorit 2018, kreditë në valutë ndaj totalit shënonin 57.2%, me rritje prej 0.6 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtë muaj më parë. Banka e Shqipërisë vlerësoi se pavarësisht paketës së deuorizimit, sektori bankar shqiptar paraqet nivele të larta të euroizimit, që reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë vendase.

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842