Rinis në Pogradec operacioni për gjetjen e trupit të peshkatarit tjetër që u mbyt dje në rezervuarin e Bradomirës.
Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa.
Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.
Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas banorëve ata herë pas here dilnin për peshkim dhe hidhnin rasatin e peshkut për shumim.