Stresi ose siç e quan ai veten “Bad Boy”, është një ndër reperët më të famshëm në Shqipëri, padyshim veprimet që ka bërë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes.
Së fundmi fejesa e tij me bukuroshen Kejsi e kanë rivënë reperin në qendër të vëmendjes, duke “pushtuar” rrjetin nga komentet.
Sot është bërë plot një muaj që nga ajo ditë, por reperi siç duket nuk i harron përvjetoret, siç ndodh zakonisht me djemtë.
Ai ka postuar sot një foto nga fejesa dhe shkruan: "Sot 1 muaj", shoqëruar me disa emoji unazash teksa ka marrë dhjetëra urime nga fansat.