INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Associated Press shkruan për thesaret nënujore të Shqipërisë [FOTO]

Associated Press shkruan për thesaret nënujore të Shqipërisë [FOTO]

Publikuar më: 12:44 03-08-2017

Associated Press i ka kushtuar një reportazh thesareve nënujore të paeksploruara të Shqipërisë. Shkrimi i agjencisë ndërkombëtare është shpërndarë nga shumë media prestigjoze dhe sjell në vëmendje objektet e lashta që i përkasin shekullit 3 dhe 4 para erës sonë.

“Duke zbritur poshtë valëve, metrat e para të zymta shpejt hapin rrugën për në ujërat e pastra dhe një pamje të habitshme - dhjetëra, ndoshta qindra, vazo të lashta qëndrojnë në shtratin e detit, testament për një udhëtim fatkeq të një tregtari të harruar për më shumë se 1.600 vjet më pare”. Kështu nis reportazhi I gazetares së Associated Press, Elena Becatoros për turizmin nënujor në Shqipëri.
Sipas agjencisë, jashtë brigjeve të thyera të Shqipërisë, shtrihet një nga bregdetet nënujore më pak të eksploruara në botë, ku gjendet një pasuri e thesareve. “Nga ajo që kam parë deri më tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka të mrekullueshme, qoftë në anën e historisë kulturore apo në anën e historisë natyrore, këtu në Shqipëri”, tha Derek Smith, ekologjist detar dhe bashkëpunëtor hulumtues i cili ka punuar me një fondacioni jo-fitimprurës për të eksploruar bregdetin shqiptar për dekadën e fundit.
Tani Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mënyrën më të mirë për të studiuar dhe mbrojtur atraksionet e saj të ngushta duke i hapur ato për vizitorët në një territor të virgjër për industrinë e zhytjes. “Ideja e paraqitjes së trashëgimisë shqiptare nënujore është një ide e re për vendin, sepse deri më tani nuk dihet shumë për historinë e pasur të vijës bregdetare shqiptare dhe në veçanti për anijet e mbytura”, tha kreu i agjencisë Auron Tare për Associated Press.
Në hapësirën nënujore shiptare, ekzaktësisht në Sarandë dhe Vlorë, janë gjendur relike mijëravjeçare dhe janë zbuluar 40 anije të lashta. “Deri tani Fondacioni Detar ka dokumentuar relike që I përkasin shekullit të 3-të dhe 4-të para erës sonë e deri në Luftën e Parë Botërore dhe mbytjet bashkëkohore të Luftës së Dytë Botërore", tha Smith. “Pra, ne kemi një gamë mjaft të madhe prej ndoshta 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh në bregdetin shqiptar, të cilat në të vërtetë kanë qenë të paeksploruara”, shton ai. Disa prej objekteve janë të origjinës së Afrikës së Jugut.
Arkeologu nënujor Mateusz Polakoëski, duke theksuar rëndësinë e zbulimeve që tregojnë lidhjet tregtare mes Adriatikut dhe Afrikës së Jugut, thotë se në Shqipëri mbetet ende shumë për t'u eksploruar. Reportazhi I Associated Press është shpërndarë nga media prestigjoze si Nju Jork Tajms, Foks NJuz, Daily Mail, ABC NJuz dhe Uashington Post.

 800.jpeg

800_2.jpeg

800_1.jpeg

 

 

auto_Albania1501736710.jpg

4223909174_e63e12a1e2_b.jpg

auron-tare-pasurite-nenujore-fot-nenujore-trashegim-i-kulture-shqiptare-deti-jon-adriatik.jpg

amfora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499