INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Associated Press: Thesaret e fundosura nën ujërat bregdetare të Shqipërisë

Associated Press: Thesaret e fundosura nën ujërat bregdetare të Shqipërisë

Publikuar më: 10:57 06-08-2017
Pasuritë natyrore dhe historike të bregdetit shqiptar kanë marrë jo rrallë herë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi AP i ka dedikuar një reportazh trashëgimisë shqiptare nënujore me titull “Thesaret e fundosura në bregdetin e Shqipërisë”. Bregdeti shqiptar ka një gamë të madhe kulturore me një trashëgimi 2,500 vjetësh, me burime kulturore prej 2,300 vjetësh, të cilat kanë qenë të paeksploruara". "Nga ajo që kam parë deri më tani, nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka që është e mahnitshme", thote Derek Smith, ekologjist detar dhe hulumtues. Kuadri i madh i një anijeje të Luftës së Dytë Botërore shfaqet përmes errësirës, sende personale të ushtarëve ende të shpërndara në brendësi, në korridoret e saj të ngushta dhe në helikën që tani është kthyer në shtëpinë e kolonive në rritje, të peshqve dhe sfungjerëve. Por kjo është vetëm një nga anijet, pasi edhe në reportazh theksohet se përgjatë bregdetit shqiptar janë 40 anije të fundosur, që mbartin nën to edhe thesare të paçmuara. Në brigjet e thyera të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesaresh: anfore të lashta - anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare. Por kjo reklamë tepër e rëndësishme për Shqipërinë dhe thesaret e saj ngre edhe një shqetësim po aq të madh. Këto thesare mund të bien preh e grabitjes pasi janë tërësisht të pambrojtura. Më tej në reportazhin e AP theksohet se zhvillimi i tokave bregdetare në një mënyrë shpesh anarkike, rrisin frikën se rrënojat mund të plaçkiten nëse nuk vihen nën mbrojtje. Legjislacioni pritet të kalojë së shpejti për të mbrojtur trashëgiminë nënujore të vendit, duke dhënë gjithashtu akses për vizitorët. Si shembull sillet Greqia fqinje, që ka luftuar në balancimin e turizmit me mbrojtjen e objekteve të tij të lashta. Nga frika se mund te humbiste antikitetet e saj nenujore, Greqia ndaloi zhytjet, me përjashtim te disa vendeve. Edhe sot, zhytja është e ndaluar në çdo anije ose aeroplan, të ndërtuar më shumë se 50 vjet më parë, pavarësisht se kur u mbyt. Por mbrojtja e një pasurie të tillë përball infrastrukturës që ka roja bregdetare shqiptare duket një mision tepër i vështirë. Ruajtja e këtyre thesareve, që tashmë mbeten të ekspozuar e të pambrojtur ndaj çdo grabitësi kërkon veç kuadrit ligjor edhe infrastrukturë të posaçme. Sot veç rrezikut nga grabitja apo dëmtimi, këto thesare janë edhe të paeksploruara. Duke cituar Auron Taren, autori i reportazhit thekson se me aksesin në rrënojat më moderne nga Lufta e Parë Botërore ose Lufta e Dytë Botërore, zhytja mund të rritej si aktivitet në Shqipëri në pesë vitet e ardhshme. Agjencia Kombëtare Bregdetare e Shqipërisë po shqyrton mënyrën për të studiuar dhe mbrojtur atraksionet e saj, duke i hapur ato për vizitorët në një vend që është territor i virgjër për industrinë fitimprurëse të zhytjes. "Ideja e paraqitjes së trashëgimisë shqiptare nënujore është një ide e re për vendin, sepse deri më tani nuk dihet shumë për historinë e pasur të vijës bregdetare shqiptare dhe në veçanti anijet e mbytura", tha kreu i agjencisë Auron Tare.
Article Logic
Execution time: 0.0044419765472412