INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkencëtarët: Ja çfarë e pret Tokën në shtator...

Shkencëtarët: Ja çfarë e pret Tokën në shtator...

Publikuar më: 10:18 28-08-2017

Në 1 shtator Toka do të ketë një “takim” të ri me një trup qiellor: bëhet fjalë për asteroidin 3122 Florence, një nga më të mëdhenjtë që do t’i afrohet planetit tonë.

Por shkencëtarët thonë se nuk përbën asnjë rrezik: me 4.4 km e diametrit të tij, do të kalojë me rreth 7 milionë km pranë planetit tonë, saktësisht, rreth 18 herë sa largësia e Tokës me Hënën. Dhe ky takim është vetëm i pari: në tetor, një tjetër asteroid, 2012TC4, do t’i afrohet Tokës.

E veçanta e 3122 Florence është madhësia e tij, siç nënvizon Paul Chodas, drejtori i Qendrës për studimin e “Near-Earth Object” (CNEOS) të “Nasa Jet Propulsion Laboratory” në Pasadena.

“Edhe pse shumë asteroidë të njohur kanë kaluar pranë Tokës në të shkuarën, të gjithë janë të dimensioneve të vogla. Florence në fakt është asteroidi më i madh që do të kalojë shumë pranë planetit tonë, që kur ka nisur programi i NASA-s për zbulimin dhe gjurmimin e këtyre objekteve”.

Ky “takim”, ofron gjithsesi mundësinë për ta studiuar në mënyrë të afërt: Florence mund të jetë një shënjestër e mirë për vëzhgimet e bëra me radarë tokësorë, duke treguar dimensionin e tij të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0028121471405029