INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asteroidi që po kërcënon Tokën

Asteroidi që po kërcënon Tokën

Publikuar më: 15:04 02-08-2016

Shkencëtarët e NASA-s janë vënë në punë për të përllogaritur mundësitë që një asteroid që orbiton pranë tokës çdo gjashtë vjet të mund ta godasë atë pas një shekulli.

Bëhet fjalë për asteroidin Bennu, që sipas NASA-s në çdo rast që kalon pranë planetit tonë ngushton distancën.

Asteroidi udhëton me shpejtësi 100 kilometra në orë dhe ka një diametër prej 500 metrash. Për herë të parë u zbulua në vitin 1999 dhe që prej asaj kohe ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për trajektoren që ndjek dhe mundësitë reale që të godasë Hënën dhe Tokën.

Nga të dhënat e deritanshme, shkencëtarët thonë se Bennu do të “qethë” Tokën në vitin 2135, dike kaluar 290 mijë kilometra larg.

“Kjo do të thotë se po brenda shekullit tjetër, mundësitë që ky asteroid të godasë Tokën janë shumë të mëdha”, thotë Dante Lauretta, profesor i Shkencave Hapësinore në Universitetin e Arizonas dhe eksperte e NASA-s.

Mundësitë që ky skenar të ndodhë janë 1 në 2700 dhe periudha kohore e përcaktuar nga NASA deri më tani është që goditja të jetë nga viti 2175 deri në vitin 2196.

“Pasojat? Shkatërrim në masë jetës në Tokë”, thotë Dante Lauretta.

Article Logic
Execution time: 0.0027341842651367