Davide Astori është përcjell ditën e sotme për në banesën e fundit me një ceremoni mortore ku morën pjesë me mijëra njerëz dhe qindra futbollistë e trajnerë të skuadrave të futbollit italianë.
Dvide Astori u nda nga jeta në moshën 31 vjecar nga një sulm kardiak mëngjesin e së dielës.
Në nder të tij Milan Badelj mbajti një fjalim.
“Ju jeni vëllai dhe djali që të gjithë do të donin të kishin. Prindërit tuaj nuk bënë asgjë të gabuar me ju, as edhe një presje. Ju nuk jeni si të tjerët, jeni futbolli i vërtetë, i pastër i fëmijëve. Mendimet tona shkojnë tek nëna, babai, vëllezërit tuaj, Francesca dhe Princesha Vichy. Ke qenë një burrë mjaft I lartë dhe ne do të duhet t’i tregojmë asaj. Ju jeni dritë për të gjithë ne”, tha Badelj në fjalimin e tij.