INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Astrit Patozi: Jam ende në garë, ja çfarë ndodhi në takimin me Berishën

Astrit Patozi: Jam ende në garë, ja çfarë ndodhi në takimin me Berishën

Publikuar më: 17:34 05-07-2017

Ndërkohë që dita e zgjedhjeve po afron, Astrit Patozi ka folur për takimin me ish-kreun e PD, Sali Berisha.

Në lidhje me këtë rast, Patozi tha se takimi nuk ishte i fshehtë, por as zyrtar apo publik. E rëndësishme sipas Patozit është fakti që pas takimit mes tij dhe Berishës nuk ka asnjë keqkuptim dhe që të dy ishin takuar si dy demokratë të shqetësuar.

“Unë e kam takuar dje zotin Berisha dhe ky nuk ishte as takim i fshehtë dhe as takim zyrtar publik. Jemi takuar si demokratë që jemi të shqetësuar për traumën e madhe që ka pësuar partia jonë, sidomos pas humbjes. Rezultati i PD është dramatik dhe këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Mbi këtë fakt qëndron idea nëse PD do të ringrihet apo do të bjerë më keq. Nëse doni një shije pas këtij takimi mund të them që jam ndarë me zotin Berisha, pa asnjë keqkuptim. Takimi zgjati një orë”, tha Patozi pwr AbcNews.

Në vijim të intervistës së tij, Astrit Patozi sqaroi publikisht se ai është në garë, por jo në farsën që ka ngritur Lulzim Basha.

Sipas Patozit që në momentin që Partisë Demokratike të futet në jë garë të vërtetë, ai ka e treguar publikisht gatishmërinë e tij për të sfiduar Lulzim Bashën.

“Astrit Patozi vazhdon të jetë në garë, këtë duhet ta dijë çdo njeri. Unë jam në garë, jo në farsë. Sapo të hapet sipari i garës, unë do të vrapoj i pari. Në PD ka nisur me shpejtësi një farsë elektorale. Unë një kandidaturë dhe kam dalë para 3 milion shqiptarëve për të sfiduar Lulzim Bashës. Unë nuk e njoh atë vendim, është turp dhe unë jam i sigurt që edhe demokratët nuk do ta pranojnë. Në atë farsë është vetëm Lulzim Basha, pasi Selami është futur vetëm për të legjitimuar farsën”, tha Patozi.

Astrit Patozi dha një mesazh të qartë ndaj rrethit të ngushtë dhe të paktë që ka dalë në mbrotje të Lulzim Bashës.

Kam një këshillë për atë që kanë nisur të na kritikojnë dhe ta mbështesin Bashën për një mandat të dytë në krye të PD. Marrëdhëniet personale nuk kanë të bëjnë me bindje politike. Unë i ftoj që të mos merren me emra, të merren me ide, të ndjekin idenë dhe jo njeriun. Pra është e drejtë apo nuk është e drejtë. Në rast se do të ndodhë gjëma që PD do të rrëshqasë drejt një farse, për të do jetë një situatë dramatike. Sepse ata do të legjitimojnë dhe do të përkrahin një njeri që kërkon do të kthehet në mbret të PD. Për herë të parë i bie që Bashën ta kurorëzojmë mbret. Pra do të votohet një njeri nga humori i të cilit varet fati politik i të gjithëve. Pra fati politik varet nëse ata i buzëqeshin apo jo kunatit”, tha Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383