Në Partinë Demokratike është hapur gara për të kandiduar për kreun e kësaj force politike. E ndërsa shumë demokratë prisnin që një nga kandidatët të ishte Astrit Patozi, ai dy ditë më parë ka deklaruar se nuk do të garojë.
Por pasditen e sotme, në një konference të posaçme shtypi Astrit Patozi sapo deklaroi se “jam gati të kandidoj për kryetar të PD nëse do ketë një garë të ndershme”.